Ministrja Kushi sfidon deputeten e PD-së: Jap dorëheqjen që sot…

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka sfiduar deputeten e PD-së Albana Vokshi, e cila e akuzoi se ka shpërndarë pyetjet e provimit për mesuesit që do të përzgjidhen si vëzhgues të provimeve të maturës.

Kushi thotë se në rast se Vokshi arrin që të provojë përfshirjen e saj apo stafit, ajo do të jepte dorëheqjen si ministre.

Reagim i Ministres Kushi:

Sfidoj deputeten Albana Vokshi që të provojë akuzat e saj në lidhje me ndërhyrjen time apo të stafit tim në procese testimi dhe vlerësimi të mësuesve. Unë që sot largohem nga detyra nëse ajo i provon akuzat, por, në të kundërt, deputetja do të mbajë përgjegjësi morale dhe ligjore për shpifje.

Që sot do të depozitoj padinë në gjykatë. Qytetarët nuk mund të helmohen çdo ditë me shpifje. Është turp dhe e pafalshme që, për qëllime politike, të shpërdorohet besimi i qytetarëve nga karrigia e deputetit, duke sajuar akuza që cënojnë besueshmërinë dhe nxitin pasiguri te mësuesit dhe nxënësit për proceset vlerësuese në sistemin arsimor.

Të dashur mësues, ne do të vazhdojmë çdo ditë të punojmë së bashku për të përmirësuar më tej sistemin tonë arsimor, duke mos u dekurajuar nga asnjë akuz politik. Të dashur nxënës, ne bëjmë çdo ditë e më shumë përpjekje për të garantuar barazi, transparencë dhe meritokraci në vlerësimin e arritjeve tuaja.

Zjarr Tv Ad