Qeveria do marrë dy anije që prodhojnë energji, Altin Goxhaj: Mashtrim! Rama po na vjedh si me inceneratorët

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se qeveria shqiptare ka nënshkruar një kontratë për të marrë me qira dy anije që prodhojnë energji elektrike. Balluku tha se anijet do të vendosen në triport, derisa të ndërtohet TEC-i i Vlorës. Në lidhje me këtë lajm, pak më parë ka reaguar edhe avokati Altin Goxhaj.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Goxhaj ngre shumë pikëpyetje për këto çentrale duke i cilësuar si seria e dytë e inceneratorëve. Po ashtu ai shtron edhe mundësinë e vjedhjes me çmime ekstreme të larta si dhe ndotje. Më tej avokati thekson se anijet-çentrale që ka porositur Rama përdoren veç në 2 raste:

1.kur nuk ka kushte furnizimi normal energjie (për shkak infrastrukturor apo fatkeqësi natyrore, luftëra, katastrofa, nevoja lokale të përkohshme industriale);

2.kur ka mungesë infrastrukture interkonjeksioni për ta importuar apo kushte prodhimi lokal (si psh në vende afrikane apo ishuj të shkëputura nga linja interkonjeksioni dhe mungesë prodhimi lokal); dhe të dyja këto 2 raste nuk kanë asgjë të përbashkët me situatën aktuale apo perspektive në Shqipëri!

Postimi i plotë i Goxhajt:

MASHTRIMI ME ANIJET ÇENTRAL TË ENERGJISË: VJEDHJE ME ÇMIME EKSTREME TË LARTA DHE NDOTJE? SERIA E DYTË E ICENERATORËVE?

Nga Avokati Goxhaj

5 PYETJET PARAPRAKE QË DUHET TË BËJNË GAZETARËT DHE POLITIKANËT.. Mbase në një univers paralel, edhe prokurorët e a-SPAKut! Unë nuk jam ekspert energjie apo çentralesh por lexova online në referenca mediatike të huaja se anijet-çentrale që ka porositur Rama përdoren veç në 2 raste:

1.kur nuk ka kushte furnizimi normal energjie (për shkak infrastrukturor apo fatkeqësi natyrore, luftëra, katastrofa, nevoja lokale të përkohshme industriale);

2.kur ka mungesë infrastrukture interkonjeksioni për ta importuar apo kushte prodhimi lokal (si psh në vende afrikane apo ishuj të shkëputura nga linja interkonjeksioni dhe mungesë prodhimi lokal); dhe të dyja këto 2 raste nuk kanë asgjë të përbashkët me situatën aktuale apo perspektive në Shqipëri!

Ndërkohë ky lloj prodhimi ka 2 vrima të zeza që e bëjnë krejt të paleverdisshëm: kushton shumë më shtrenjtë se ajo që blihet jashtë kur ke interkonjeksion (Shqipëria është pjesë e rrjetit europian prej dekadash). Më e keqja është ndotja e tmerrshme mjedisore duke menduar edhe se ankorimi në det paraqet rrezik të shtuar!!!

Tani pyetja nuk është kush po na bën badallej, por ku janë ekspertët e energjisë që ta çmontojnë narrativën e Ramës se po na zgjidh hallin dhe jo që po na vjedh si me iceneratorët?!

Gazetarët, politikanët (mbase në një univers paralel, edhe prokurorët e a-SPAKut) do duhej të paraqisnin këto 5 pyetje derivate:

  1. Sa kushton në total energjia e çentralit anije = lëndë të para + infrastrukturë + kosto çentrali + efekt mjedisor = ?
  2. Sa presupozohet do të jetë energjia në bursë në të ardhmen (anijet çentral duan 3 muaj të instalohen sipas burimeve qeveritare) dhe kush janë risqet që ne të kemi energjinë më të shtrenjtë në Europë për shkak të këtij operacioni si në raste katastrofash?
  3. Sa do të jetë impakti në mjedis? A është bërë ndonjë studim paraprak dhe kur përderisa u arrit kaq shpejt në këtë përfundim se duhet sot? Apo ka pa ndonjë ëndërr Sulltani në Surrel dhe u vendos tak fak?
  4. A mos po përsëritet afera e iceneratorëve? Mos u thanë rezervuaret e hidroçentraleve që të justifikohej ky operacion? Kush janë kompanitë pas këtij operacioni?
  5. Nëse qenkërkan me leverdi këto anijet çentral, cilat shtete në Europë i përdorkan (na i kurseni këto shembujt nga Afrika apo ishuj se e kemi sqaruar më lart)?
Zjarr Tv Ad