Miratohen listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ja sa pozicione kanë marrë Berisha, Meta dhe aleatët

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku u diskutua për listat për Këshillat Bashkiakë më 14 maj, ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve të mos ndjekin Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

Teksa i cilësoi si pengje të kryeministri Edi Rama, Berisha tha se ata mbahen nga lidhjet me krimin dhe janë të larguar nga PD.

Berisha bëri gjithashtu të ditur se si do të ndahen numrat për kandidatët për kryebashkiakë brenda koalicionit opozitar.

“Kandidatë po bashkohen dhe janë të vendosur të mos mashtrohen të vazhdojnë kontributin e tyre në PD, koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe të bëjmë gjithçka për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, për fundin e monizmit dhe për fitoren e kandidatëve të Primareve. Theksoj se ne ftojmë çdo demokrat të bashkohet në këtë betejë dhe të mos ndjekë dy pengje të diskredituara të Edi Ramës, Lulzim Brava dhe Alibashën, që të dy të mbajtur peng nga lidhje krimi nga Edi Rama, dhe natyrisht të dy për lidhjet e tyre me krimin janë të larguar nga PD, çdo person që del jashtë standardeve, kritereve të të qenit anëtar i kësaj partie e humbet anëtarësinë kur verifikohen lidhje me krimin dhe e vërteta është që të dy këta, Basha me dosjen e mbyllur nga Edi Rama, ky tjetri me probleme serioze që nuk i ka deklaruar, po mbahen peng dhe keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Edi Rama, ndaj ftoj përsëri të gjithë demokratët të mbështesin kandidatët e Primareve.

Është një moment historik për forcën tonë politike të ngrihemi si misionarë për të firmosur me duart tona ndryshimin, rivendosjen e pluralizmit”, tha Berisha.

Berisha tha gjithashtu se:

Partia e Lirisë ka marrë 240 pozicione

Partia PBDNJ ka marrë 20 pozicion

PDK ka marrë 6 pozicione

Dhe pjesa tjetër sipas tij i takon PD-së, pra rreth 1300 pozicione.

Zjarr Tv Ad