Mirditë/ Lëviznin me armë zjarri, arrestohen babë e bir

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Mirditës ka vënë në pranga dy persona, babë e bir,  për armëmbajtje pa leje.

Policia është  informuar nga qytetarët, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, sekuestrohen armë zjarri

Një qytetar denoncoi përmes një telefonate në orët e para të mëngjesit tek nr. 112, se 2 shtetas po lëviznin me armë zjarri në Reps.

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, u organizuan dhe në adresën e denoncuar nga qytetari kapen në flagrancë shtetasit I.Sh. 50 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar, banues në Mirditë.

Gjatë kontrollit u gjetën 1 armë zjarri automatik, fishekë si dhe 1 armë gjahu me fishekë.

Ata u arrestuan për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive, kryer në bashkëpunim” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

Zjarr Tv Ad