Mirë që dështuan me sistemin kadastral, po shajnë dhe mallkojnë si rrugaçë!

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Kanë të gjithë populistë, kemi dhe ne…

****

Nuk e imagjinoj dot Rishi Sunak, në Anglinë e të cilit u kolaps sistemi elektronik i kontrollit ajor, të dalë publikisht të shajë njerëzit që presin nëpër aeroporte si “buburreca dhe minj të korrupsionit”. Nuk ka asnjë shanc të ndodhë.

Rishi madje, megjithse futet tek liderët populistë që s’le hapësirë mediash pa përdorur, as i shkon mendja fare të reagojë. Përkundrazi reaguan autoritete shumë njerëzisht, duke kërkuar ndjesë me përulësi dhe duke dhënë informacion se çdo ndodhë në vijim.

I Dalldisuri dhe Dallëndyshja e tij këtu, jo vetëm që s’kërkojnë falje për shërbimin kadastral që nuk janë gati ta ofrojnë online, po shajnë e mallkojnë ata që kanë nevojë ta marrin këtë shërbim.

Askush nuk spjegon se ç’do ndodhë e kur do rivendoset normaliteti në shërbim, si do zgjidhen emergjencat, si do përballohet fluksi në rritje. Por mohojnë në kor që ka probleme dhe fajsojnë e mallkojnë përdoruesit e sistemit.

Meqë ra faja sistemi i pretenduar online i kadastrës është larg, shumë larg modeleve funksionale në Europë. Ideja është shumë e mirë, sepse synohet që gjithkush të shkarkojë infon e freskët mbi pronën e tij/saj siç shkarkohet një çertifikatë e gjendjes civile. Por kjo ide është larg në mënyrën se si kanë zgjedhur ta zbatojnë. Mjafton të konstatosh që aplikimin tënd për një pronë në Sarandë duhet ta miratojë një nënpunës në Shkodër dhe del qartë niveli i budallëkut, e lemë mënjanë shkeljen e ligjit.

Mirë që dështojnë, por nuk kërkojnë as ndjesë. Përkundrazi mallkojnë e shajnë si rrugaçë ordinerë.

Ja pra që edhe populistët nuk sillen dot njësoj sepse ndryshojnë popujt.

Na ka ka rënë për hise populisti që shan e mallkon popullin dhe i rritet popullariteti.

Zjarr Tv Ad