Një konkurs bukurie ku fituese është zgjedhur një shkencëtare. Amerika ka kurorëzuar si vajzën më të bukur për 2020, Camille Schrier, e diplomuar në biokimi e bilogji sistemi. Bukuroshja u shpreh se shpresonte të “thyente stereotipet për atë që do të thotë të jesh një Miss Amerikë në vitin 2020”.
Kurorën e më të bukurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vitin 2020 e ka fituar një shkencëtare. Ajo është MissVirginia, Camille Schrier, e diplomuar në biokimi e bilogji sistemi dhe po vijon doktoraturën në farmaci. 24-vjeçarja i surprizoi të gjithë, kur zbuloi talentin dhe pasionin e saj për shkencën.
Camille Schrier kreu madje edhe një eksperiment shkencor live, duke thyer kështu të gjitha stereotipet e konkursit që ndryshe nga çdo herë tjetër, këtë vit, pamjen e jashtme nuk e ka konsideruar si faktor kyç. Vetë Schrier tha se shpresonte të “thyent stereotipet për atë që do të thotë të jesh një Miss Amerikë në vitin 2020”.
“Jam shumë e entuziazmuar për këtë vlerësim sepse kemi hequr vëmendjen nga trupi ynë dhe jemi në gjendje të tregojmë saktësisht se çfarë mund të ofrojnë gratë jashtë pamjes së tyre.”
Bukuroshja që do të mbajë kurorën e Miss Amerikes fitoi dhe një bursë prej 50.000 dollarësh.