Projekti për ndërtimin e disa kullave shumëkatëshe në tokën ku ndodhet sot Selia e Partisë Demokratike si dhe disa prona të tjera, ndodhet në Bashkinë e Tiranës.
Sekretari i PD-së Gazment Bardhi tha se nuk ka dijeni për këtë projekt, po ashtu edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Bardhi ironizoi se si projekti ka dalë nga zyra e Bashkisë së Tiranës dhe është publikuar nga Sali Berisha, i cili akuzon Bashën për aferë në këtë ndërtim.
Sipas gazetarit Blendi Fevziu, projekti ka ardhur nga pronarët e tokës, por ai tha se nuk ka arritur të identifikojë se kush është investitori.
Pjesë nga diskutimet:
Gazment Bardhi: Kam zero të dhëna deri në ditën që u përdor si mashtrim publik nga Sali Berisha. Kemi zero informacion dhe ju nxisim ju si media të verifikoni kush është porositësi i këtij projekti dhe në çfarë faze ndodhet. E sigurt është që PD do të vijojë të qëndrojë në selinë e saj.
Blendi Fevziu: Projekti është në Bashkinë e Tiranës dhe ka kushtuar 1.4 milion euro.
Gazment Bardhi: As Basha, zero informaciom. Do të duhet të dimë kush e ka porositur. Pyesni dhe Sali Berishën që kishte informacion.