Misteri mbi zhdukjen e Ervis Martianjt dhe lidhja me “Miss” Shqipërinë

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë kaluar më shumë se 20 ditë nga zhdukja e Ervis Martinajt dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij apo informacion nga policia.

Arrestimi i agjentit Jeton Lami ka qenë hera e fundit kur policia ka reaguar në lidhje me dosjen e zhdukjes së biznesmenit të basteve.

Hetimi është zgjeruar brenda radhëve të policisë për të zbuluar nëse ka efektivë të tjerë që dekonspironin aksionet për të ndihmuar Martinajn.

Por policia nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me dëshminë e vajzës që u filmua në hotel me Ervis Martiajn në Durrës.

Dimë vetëm që ka qenë Miss Shqipëria. Por çfarë ka deklaruar ajo në lidhje me lëvizjet e tij? Kur e ka takuar për herë të fundit? Apo detaje të tjera me rëndësi pë hetimin.

Kamerat kanë kapur jo vetëm policin dhe vajzën, por një tjetër person në lëvizjet me Martianjn.

Ende nuk dihet nëse ky i fundit është identifikuar. Misteri mbi këtë dosje është i madh dhe pyetja kryesore që shtrohet është nëse gjithçka është inskenim apo krim?

Zjarr Tv Ad