Në rrezik për katastrofë bërthamore, BE dërgon 5.5 milion tableta jodi në Ukrainë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Evropian ka thënë se do të dhurojë 5.5 milionë tableta jodur kaliumi për Ukrainën. Kjo vjen nga frika se luftimet në zonën e centralit bërthamor të Zaporizhzhia mund të çojnë në katastrofë bërthamore, raporton The Guardian.

Komisioni tha se kishte marrë një kërkesë nga qeveria ukrainase për tableta jodur kaliumi si një masë parandaluese sigurie për të rritur nivelin e mbrojtjes rreth centralit bërthamor.

Tableta do të përdoren “në skenarë të kufizuar për të shmangur që jodi radioaktiv i thithur ose i gëlltitur të përthithet nga tiroidja”, tha komisioni.

“BE-ja po dërgon në mënyrë parandaluese tabletat e jodur kaliumit në Ukrainë për t’u ofruar njerëzve mbrojtje në rast të ekspozimit ndaj niveleve të larta të rrezatimit”, tha në një deklaratë Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič.

“Asnjë central bërthamor nuk duhet të përdoret kurrë si teatër lufte. Është e papranueshme që jetët e civilëve të vihen në rrezik”, shtoi ajo.

Zjarr Tv Ad