Misteri/ Si vdiq vëllai i të “fortit” të Tiranës dhe roli i policisë?

0
290
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë ndërroi jetë Thoma Konomi. Policia njoftoi se ai u arrestua në 20 gusht, pasi po futej me motor nga Kakavija ku sipas bluve kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme.

“Ka tentuar të largohet me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e një punonjësi të kufirit” theksoi policia.

10 ditë pas ngjarjes ai u dërgua në Sanatorium në Tiranë. 57-vjeçari ndërroi jetë. Familja akuzon se policia e dhunoi.

Vëllai i viktimës, Adi Konomi u shpreh se Thomai shkoi në vendlindje në fshatin Zhej të Zagorisë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shoqëruar nga bashkëfshatarët në spitalin e  Gjirokastrës e prej andej në Sanatoriumin e Tiranës, ku dhe ka ndërruar jetë më 31 gusht.

Adi Konomi deklaroi se do të ndjekë këtë çështje ligjërisht, duke paditur policinë e Gjirokastrës.  Viktima, Thoma Konomi është vëllai i Franc Konomit, i cili është vrarë në atentat mafioz në Tiranë në 2010.

Franc Konomi ka qenë personazh i botës së krimit, një prej të “fortëve” të Tiranës në vitet 1990-2000. I forti i Tiranës u vra te sheshi “Avni Rustemi” tek Pazari i Ri pasi doli nga një lokal dhe hipi mbi automjetin e tij Mercedes dhe bëhej gati për t’u nisur.

Zjarr Tv Ad