Gazprom kërcënon se do ta lërë pa gaz Gjermaninë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zyrtar i lartë i gjigantit rus të energjisë, Gazprom, tha se kompania nuk do të rinisë dërgesat e gazit përmes tubacionit Rrjedha Veriore 1 derisa kompania partnere gjermane të mos riparojë një pajisje që pretendoi se është me defekt.

Ky njoftim rrit shqetësime në Evropë rreth zvogëlimit të sasisë së energjisë, teksa dimri po afrohet.

Kompania partnere gjermane, Siemens Energy, tha se nuk është ngarkuar që të kryejë ndonjë riparim. Kjo kompani tha se riparimi që pretendon Gazpromi se duhet të kryhet është diçka që rregullohet me lehtësi dhe një gjë e tillë, normalisht, nuk do të duhej të çonte deri te pezullimi i dërgesave me gaz.

Liderët perëndimorë e kanë akuzuar Moskën se po përdor si armë furnizimet e saj me energji. Megjithatë, këto shtete përballen me sfida të mëdha për të gjetur burime alternative dhe metoda të tjera për prodhimin e energjisë.

Sanksionet financiare perëndimore dhe kundërveprimet e Moskës kanë rezultuar në rënie ose ndërprerje të mëdha të dërgesave të gazit për shumë vende evropiane që varen nga energjia ruse.

Po ashtu në Vladivostok, ministri rus i Energjisë, Nikolay Shulginov, tha më 6 shtator se shteti i tij do të përgjigjej nëse vendoset çmimi tavan, duke e dërguar energjinë ruse në shtetet aziatike./REL

Zjarr Tv Ad