Mjegull dhe dëborë, si paraqitet situata në juglindje të vendit! Apel shoferëve për përdorimin e gomave dimërore

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juglindja e vendit është “pushtuar” nga dëbora dhe mjegulla mëngjesin e sotëm.

Gjatë mbrëmjes së të dielës ka pasur reshje dëbore në lartësinë 1000 metra.

Trashësia e dëborës në Dardhë shkoi 6 cm, ndërsa në Voskopojë dhe Qarr 4 cm.

Në zonat e përfshira nga reshjet e dëborës është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugëve, të cilat janë të kalueshme pa zinxhirë.

Por shoferëve u bëhet apel të kenë kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës dhe rekomandohet përdorimi i gomave dimërore për udhëtim në këto zona.

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hëne aksi nacional Pogradec-Maliq është përfshirë nga mjegulla e dendur.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të reduktojnë shpejtësinë.

Zjarr Tv Ad