Aksident zinxhir në Fushë- Kosovë, përplasen 14 mjete. Raportohet për disa të lënduar

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident zinxhirë është regjistruar në autostradën e Fushë Kosovës paraditen e kësaj të hëne, ku janë përfshirë 14 makina.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se nga aksidenti ka disa të lënduar, ndërsa autodtrada është bllokuar.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”, ka thënë një zënëdhës policie.

Policia dhe ambulancat ndodhet në vendngjarje. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa u është bërë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes për shkak të motit të keq.

Zjarr Tv Ad