Vetëm katër mjekë kanë mbërritur në zyrën e kryeministrisë për të zhvilluar një takim me Ramën për protestën që kishin paralajmëruar para QSUT. Në takimin e tyre është e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT Enkel Joti.
Ditën e djeshme, mjekët paralajmëruan pròtestë në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por pòlícia ia refuzoi lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pándemie. Nuk vonoi ftesa e Ramës për ti pritur në kryeministri për të folur rreth shqetësimeve të tyre, por duket se pjesa më e madhe e mjekëve nuk dëshironin takimin me Ramën.
Sindikata e Mjekève të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë me 4 pika qeverisë shqiptare ku kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, sigurimi i të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre si dhe të shpallen dëshmorë mjekët që humbin jetën në detyrë.
Megjithatë atyre u është refuzuar leja nga Pòlícia e Tiranës me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet masive për shkak të situatës me Còvid19.
Këtë kërkesë e kanë firmosur shumë mjekë si vajza e ish-deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, mjekët Arjan Harxhi, Alfred Gega, Alert Xhaja, Arvin Dibra, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Gentian Stroni, A. Belshi etj.