Modelet post-moderne të “pavërteta” Rama-Veliaj! Nga Qamil Gjyrezi

0
34
Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Formimi dhe mënyra e të menduarit e “Rilindasve” të Edi Ramës, ka disa vite që ka filluar të “aplikohet” në skutat e politikës sonë, si ideologji dhe politikë në një “kohë dhe në një realitet” të ri shoqëror dhe psikologjik! Këto modele politike, gjetën mbështetje materiale, ideologjike, politike edhe në disa vende perëndimore dhe lindore, Kosovë dhe në rajonin tonë! Në këto 6 vite qeverisje, këto modele kanë lëvizur drejt “kupolës” së pushtetit me një strategji të caktuar, që do të kulmonte me largimin nga P.S. të individëve me prejardhje dhe ideologji të majtë dhe promovimin e politikanëve “atipikë”, si Rama dhe Veliaj,etj, që po i varfërojnë dhe i detyrojnë shqiptarët të lënë vendin, për interesat e tyre politike afatgjata, autoritare-oligarkike! Këto modele tentuan dhe punuan sidomos që nga viti 2007-2008, të gjenin mbështetje edhe në P.D., atëherë në qeverisje! Opozitarët e “preferuar”, të modelit Rama-Veliaj, do të mbështetnin gjoja reformat integruese të Rilindjes në pushtet , gjithmonë në dëm të popullit dhe ta kthenin P.D.-në në një shoqatë jo-qeveritare, opozitë fasadë! Pikërisht këtë “strategji post-moderne, atipike” e kuptuan lideri Lulzim Basha, drejtuesit aktual të lartë të P.D-së dhe mbas një debati 6 vjecar të pabarabartë në parlamentin e krimit dhe të drogës, dorëzuan mandatet e deputetit, si rruga e vetme pa kthim, për ta larguar këtë “klikë post-moderne” që do i’u bënte gjëmën shqiptarëve në shërbim të oligarkëve të drogës dhe krimit! Politika post-moderne është e vështirë të përcaktohet dhe të shpjegohet. Kjo për shkak se një nga konceptet më të mëdha brenda “post-modernizmit” është se nuk ka asnjë “të vërtetë” universale dhe kështu asnjë përkufizim i vetëm nuk mund të përdoret për të vepruar si “e vërteta”. Megjithatë, brenda këtij “konstruksioni të vështirë politik”, idetë e caktuara mund të shihen si emblematike të politikës post-moderne, të tilla si “mungesa e së vërtetës” dhe “struktura e caktuar” për gjërat dhe politikën. Kjo lloj perspektive politike mund të jetë në mënyrë të drejtë “nihiliste” në natyrë, duke e parë klimën politike si të pambrojtur, ose më pozitivisht duke pohuar se ndryshimi pozitiv mund të ndodhë përmes “veprimeve individuale dhe grupore” (ikipedia 2019). E fillova teorikisht opinion për Edi Ramën dhe Erion Veliajn, mbasi “analiza psikologjike dhe filozofike” e këtyre “modeleve politike”. është në shërbim të politikës dhe opinionit publik, krahas publikimit të dhënave reale, konkrete për skandalet, krimin e organizuar dhe bashkëpunimin e Ramës dhe Veliajt me oligarkët e krimit. Këto modele politike me “pavertetësinë” e tyre në formë dhe përmbajtje, kanë gadi 18-20 vite që projektojnë strategji politike, për të realizuar projektet e tyre, në dëm të njerëzve, kryesisht të asaj shtrese që janë me “qindra e mijëra” shqiptarë që luftojnë dhe përplasen “ditë e natë” me “ekzistencën” e tyre dhe familjeve të tyre për bukën e gojës! Këto modele politike, fillojnë me “Refleksione” dhe “Shoqata jo-qeveritare që gjoja luftojnë korrupsionin në fillim të daljes së tyre në publik për të krijuar “Imazhin pozitiv”, krijojnë lidhje të “errëta korruptive” me mbështetësit e ideologjisë së tyre, pastaj “guxojnë” dhe bëhen Kryebashkiakë e Kryeministra! Ndjenjat dhe emocionet e “modelit post-modern”Veliaj! Këto modele politike, post-moderne, kanë ndjenja dhe emocione të vecanta të cilat i ndihmojnë të realizojnë qëllimet e tyre, “pa i’u dridhur syri”, mbasi janë individë sic shprehet popullli, “të pa fëtyrë dhe pa tëmth”! Për këto modele atipike politike, njerëzit, “subjektet, biles edhe objektet” janë të parëndësishme! Erion Veliaj p.sh.,ka një “personalitet” me emocione të vecanta dhe ndjenja prej “betoni”, post-moderne, i ftohtë, prandaj është i aftë për të realizuar jo vetëm “betonizimin” e Tiranës por edhe të Shqipërisë! Aktorja Elona Caslli shkruan në statusin e saj në F.B. një thënie të Alberto Casiraghy: “Emocionet e mizave nuk i hyjnë në xhep askujt dhe e shoqëron me një foto e Erion Veliaj me metaforën e “Mizës”! Veliaj do i’u “betonizojë” edhe “trurin” tiranasve dhe më vonë shqiptarëve, duke i varfëruar materialisht dhe shpirtërisht, nëse nuk pengohet me publikimin e skandaleve të tija dhe votën e qytetarëve të Tiranës! Prandaj populli dhe P.D., me opozitën e bashkuar duhet t’i përgjigjen Edi Ramës dhe Erion Veliajt “sy për sy e dhëmb për dhëmb”, në një rrugë pa kthim! Po e mbylli këtë opinion me një status optimist të ish-deputetes së P.D-së, Grida Duma, që shpreh besimimin për “rrugën pa kthim” të P.D.-së dhe opozitës së bashkuar, që do t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve, biles edhe atyre që janë skeptikë për këtë lëvizje historike. Protestat e opozitës do të shënojnë fundin e oligarkisë dhe autoritarizmit në Shqipëri dhe rajon, që solli vetëm varfëri dhe pasiguri për jetën e njerëzve në planin ekonomik dhe mbi të gjitha atë psikologjik: “Protestat vijojnë, po aq sa me frymëzim për të ndryshuar dhe me qartësinë e bindjen që kjo do t’i shërbejë gjithë shqiptarëve edhe atyre që ende janë skeptikë”.(Grida Duma F.B., 2019).

Zjarr Tv Ad