Momenti kur protestuesit serbë qëllojnë drejtë pjesëtarëve të KFOR-it (VIDEO)

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përleshje mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë përleshur më disa protestues serbë, të tubuar para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

Gjatë ndërhyrjes janë dëgjuar shpërthime të shumta dhe protestuesit janë parë duke hedhur gjësende në drejtim të trupave ndërkombëtare.

Serbët kanë protestuar që nga mëngjesi i 29 majit në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të këtyre komunave dhe duke kërkuar largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Zjarr Tv Ad