Monika Kryemadhi është rikonfirmuar kryetare e LSI/ Merr 96% të votave

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Monika Kryemadhi, është rikonfirmuar kryetare e LSI, duke marrë  96% të votave, pra ka marrë një mbështetje unanime nga anëtarësia.

Kryetarja e Komisionit të zgjedhjeve Silva Caka, ka deklaruar në një konferencë për shtyp, rezultatet e administruara që kanë votuar, 44.413 anëtarë, nga të cilët 42.807, kanë votuar  pro Monika Kryemadhit. Pra “nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi”.

Theksojmë se kryetarja e LSI-së, nuk kishte kandidat kundërshtar për pozicionin e kryetarit.

Silva Caka ka thënë se; vijon ende procesi Inumërimit të votave, duke inkurajuar kështu grupet e numërimit, në mënyrë që të nxjerrin sa më shpejt, rezultatin për ekipin fitues të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi. Një falenderim i veçantë i shkon anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit për menaxhimin e një procesi në përputhe me rregulloren, urdhrat dhe udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Inkurajojmë grupet e numërimit për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin për ekipin fitues të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, është shprehur Caka.

Kujtojmë që në zgjedhjet për delegatët e Konvetës Kombëtare dhe Kryetarine LSI, morën pjesë; 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë. 28.285 anëtarë të LSI kanë votuar fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.

Zjarr Tv Ad