Monika Kryemadhi: Ne jemi mikpritës ndaj socialistëve/ Rininë do e bëjmë si danezët…

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ditën e sotme e ka nisur me banorë të njësisë nr. 9 në Kryeqytet.

Në këtë bashkëbisedim, Monnika Kryemadhi, ka bërë me faj Kryeministrin Edi Rama, për braktisjen e qytetarëve nga shteti.

Ndër të tjera, kryetarja e LSI ka theksuar se; Rama ka prishur administratën publike, teksa shtoi se; më të zhgënjyerit nga kjo qeverisje, janë vetë socialistët.

Gjithashtu, Kryemadhi është shprehur se; rinia në Shqipëri, duhet të ketë kushtet e asaj, daneze pasi kjo e fundit, nuk ka asgjë më shumë se rinia shqiptare.

 “Sot njerëzit ndihen të papërkrahur dhe të pambrojtur. Ne duam të kemi në kontakt të përditshëm me njerëzit që ata të votojnë atë që duan. Ne si LSI kemi shanse dhe mundësi sepse kemi krijuar hapësira të reja për përfshirjen e të rinjve dhe të rejave duke i dhënë votuesve shumë opsione. Ngjarjet në Amerikë treguan që shtetet e forta dinë të ringrihen mbi interesat e disa individëve. Pandemia ka rrënuar ekonominë e Tiranës ndërsa ndihma e qeverisë për bizneset ka qenë thjeshtë një fasadë. Ajo që mendojmë ne është se nuk kemi më kohë dhe qytetarët me 25 prill duhet të shkojnë të votojnë. Ekonomia shqiptare është arsim, shëndetësi, zhvillim, standard jetese. Një ekonomi e fortë në një vend krijon edhe një shtet të fortë. Nuk kemi faj por ne kemi bërë ngatërrime se ngatërrojmë kasapin me kirurgun. Rama e ka prishur administratën publike. E kam rrënuar imazhin e juristit, ekonomistit dhe të mjekut e infermierit. Ata që janë më të zhgënjyerit nga të gjithë janë socialistët sepse mundësitë e tyre u shpërdoruan nga rilindja. Ne duhet të jemi mikpritës ndaj atyre jo thjesht për t’u marrë votën. LSI kërkon ndryshimin e këtij sistemi. Nëse brezi  i Monikës e kaloi rininë në tranzicion tani duhet të ndryshojë dhe të jetë si danezët se nuk kanë danezët asgjë më shumë”, kështu ka deklaruar kryetarja e LSI.

 

Zjarr Tv Ad