Monika Kryemadhi pritet të zgjidhet zv/kryetare e LSI-së

0
2017
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Monika Kryemadhi synon që pas largimin të Ilir Metës nga kreu i LSI-së dhe vendosjes së Petrit Vasilit si kryetari i saj të bëhet zv/kryetare.

Javën e ardh pritet të mblidhet dhe Konventa Kombëtare e LSI-së ku do të zgjidhet dhe kryetari dhe zv/kryetarin e ri të kësaj partie.

Burime për Ora News bëjnë me dije se javën e ardhshme zgjidhet kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryetari i derimëtanishëm i kësaj partie, Ilir Meta është zgjedhur President i Republikës të premten që lamë pas, ndërsa postin e merr zyrtarisht më 24 korrik.

Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë post tjetër, ndërsa Meta ka deklaruar se do të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë, duke ia lënë drejtimin përkohësisht partisë, nënkryetarit Petrit Vasili.

Zjarr Tv Ad