Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin ‘Log’ është shprehur se ‘Veliaj është një nga eksponentët e PS-së që po të bësh bilancet e lobingjeve kundër Ramës, është Veliaj’ ndërsa shtoi se edhe Linda Rama e shan kryetarin aktual të bashkisë, duke theksuar se synon votën e saj.
Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:
“Edhe një gjysmë vote është e rëndësishme. Ka shumë që ndihen të braktisur nga qeveria dhe thonë hajde se nuk bëhet qameti për një votë. Bëhet qameti edhe për një votë. Edhe pse Rama ka tentuar ta përçajë votën kundër të opozitës… Synoj edhe votën e Linda Ramës, që është kundër Veliajt, që e shan nga mëngjesi në darkë nëpër tavolina. Veliaj është një nga eksponentët e PS-së që po të bësh bilancet e lobingjeve kundër Ramës, është Veliaj. Përveç votës militante, është vota gri.
Një sensibilizim i votës gri po shkon drejt Këlliçit. Detyra e opozitës është që ta pasionojë këtë elektorat që nuk shkon të votojë, ta bëjë të votojë. Na pëlqen apo sna pëlqen, Sali Berisha po e drejton koalicionin. Në kodin zgjedhor ti nuk e ke të ndaluar dhe duhet të vendosësh vetëm emrin e Metës në fletë. Ata kishin frikë nga emri i Berishës në fletë dhe prandaj e bënë. Të përfundosh që Ilir Rusmaili të bëhet avokat i PS-së… Unë nuk e kam pritur kurrë që ai të shpërdorohet ashtu, por mesa duket, njerëzit kur plaken bëjnë edhe llogaritë e pensionit. Ne lodhemi kur bëjmë protestat me Berishën. Gjysmat e njerëzve te Basha në protestë i sillnim ne. Ne linim të fliste në protestë vetëm Bashën, donim ta bënim lider vetëm Bashën. Edhe sulmi ndaj meje për paratë ruse, duke ditur që kush e ka marrë peng TCH, tregon se çështja e inceneratorit ka ngjitur shumë”, u shpreh Kryemadhi.