Monika Kryemadhi thotë se ka dorëzuar prova të reja në SPAK: Erion Veliaj ka shkelur ligjin për inceneratorin e Tiranës

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikania Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat sot nga Partia e Lirisë, është shprehur se ka dorëzuar prova të reja në SPAK për inceneratorin e Tiranës. Sipas saj, edhe pse janë ditë të nxehta, ajo ja ka lehtësuar punën prokurorëve.

“Disa ditë më parë, javën e kaluar kam dorëzuar në SPAK materiale të tjera sqaruese, duke plotësuar dosjen e inceneratorin e Tiranës. Edhe pse në këto muaj të nxehtë mund të jetë e vështirë për të punuar, vazhdoj me këmbëngulje për të vijuar hetimet. Sot do ju bëj me dije materialin që ia kam dorëzuar SPAK. Ia kam lehtësuar punën”, tha Kryemadhi.

Më tej, ajo përmendi dhe kryebashkiakun Eriona Veliaj, për të cilin tha se ka shkelur ligjin.

“I vetëdijshëm se kishte shkelur ligjin, Erion Veliaj shkoi në këshillin Bashkiak për të marrë miratimin e financimit të inceneratorëve, e për këtë Veliaj ka gënjyer edhe publikisht e nën betim përpara Komisionit Hetimor te incenetatorëve, pasi me VKB-në 106 datë 28.09.2016 janë ndryshuar tabela bashkalidhur programit buxhetor dhe nuk ka miratuar buxhetin që duhet të përballonte shpenzimet për inceneratorët.

Erion Veliaj ka shkelur qëllimisht ligjin duke e futur Bashkinë e Tiranës në një angazhim financiar 91 milionë euro vetëm me firmën e tij, pa marrë më parë miratimin e Këshillit Bashkiak.

Vendimi i Këshillit Bashkiak një muaj pasi ishte miratuar kontrata koncesionare është prova më flagrante e shkeljes së ligjit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. E në këtë vendim Këshilli Bashkiak ka vënë në dispozicion 15 milionë lekë për këtë projekt, ndërkohë që Erion Veliaj me firmën e tij ka firmosur 91 milion euro pa vendim të Këshillit Bashkiak”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad