“Mos hani bar”/ Berisha: Kim është McGonigal me fustan, mbështet ministrat e korruptuar të Edi Ramës…

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk e ka kursyer ambasadoren amerikane Yuri Kim as në konferencën e sotme për mediat.
Sipas tij, guvernatorja Kim, në raport me opozitën, është një McGonigal me fustan.

“Por duhet të jemi të hapur. Tre persona kanë heshtur deri më sot me kodin e heshtjes. Ky është Edi Rama. Siç e dini bëri vetëm sqarimin e vetëm se e kam pasur mik në anglisht dhe jo në shqip.

Në kod, kjo ishte mos fol se nuk do të flas.
Nuk foli Lulzim Basha, dhe kur foli, përsëri me kod. Nuk përmendi dot as emrin e Edi Ramës, pengmarrësit, as të McGonigal.

Shikoni se çfarë luhet në kurriz të shqiptarëve.
Nuk foli as guvernatorja Kim, e cila në raport me opozitën është një McGonigal me fustan.

Unë e di që ajo do ta transmetojë këtë si një qëndrim antiamerikan. Absolutisht nuk ka asgjë antiamerikane në këtë qëndrim, përkundrazi ka një besim të palëkundur tek ai vend, që vërtet ka McGonigal, por e arreston atë.

Tek ai vend që mbron liritë dhe vlerat, ka defektet dhe të metat, por të dytë nuk ka”, është shprehur Berisha. Sipas tij, Kim shkelmoi Kushtetutën e vendit të saj, shkelmoi Konventën e Vjenës.
“Këto nuk mund të jenë kurrë orientime të Amerikës së vlerave, të Amerikës së ligjeve. Të SHBA-së, që udhëheqin me moralin dhe frymën e tyre.

Sulmet ndaj opozitës, të McGonigal-it me fustan, krahasuar me McGonigal-in me kollare, si mekanizëm njëri u mor me manipulimin, por nuk është marrë me më pak manipulime kundër opozitës zonja Kim.

Duke thirrur deputetët për t’i përpunuar dhe manipuluar. Nuk është marrë me më pak manipulime duke i dërguar Sali Berishës mesazhe kërcënuese të turpshme. Nuk është marrë me më pak manipulime duke përdorur citate të Enver Hoxhës kundër popullit opozitar.

Nuk mund të mbronte kurrë udhëzimet presidenciale, duke u treguar barin atyre që përmbysën komunizmin dhe ishin dhe janë, forca politike më properëndimore në Shqipëri.

Nuk mundet kurrsesi të etiketosh atë ndryshe përveçse McGonigal me fustan. Kujtoni mbështetjen pa kushte që u jepte ministrave të korruptuar të Edi Ramës. Miqve të McGonigal.

Kujtoni pak marrëdhëniet e saj me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, marrëdhënie të bazuara vetëm në dosje reciproke. E kam denoncuar dhe do t’i qëndroj deri në fund kësaj”, është shprehur me tej Berisha./CNA.al

Zjarr Tv Ad