Mos i ngatërroni asnjeherë këto sjellje me njëra-tjetrën

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shumë shpesh shpjegojmë veprimet ekstravagante të një personi sipas karakterit të tyre. Por çfarë ndodh nëse fshihet akom më shumë pas këtyre sjelljeve?! Psikoterapistët e njohur amerikanë Aaron T. Beck dhe Arthur Freeman kanë zbuluar disa nga sekretet e temperamentit njerëzor në librin e tyre, “terapia kognitive e çrregullimeve të personalitetit.” Ato janë:

Neglizhenca:

Kjo kategori përfshin njerëz që gjithmonë duan të kenë më shumë pushim dhe më pak punë. Sigurisht, kjo është një dëshirë e thjeshtë njerëzore, megjithatë, disa prej nesh shpesh shkojnë shumë larg. Për shembull, nëse një punonjës i një kompanie ka marrë disa herë pushime brenda një viti, të papaguara, dhe vazhdon të marrë pushime me justifikimin enjë sëmundjejekjo nuk është normale dhe një psikolog do t’i jepte diagnozën me një çrregullim të personalitetit, antisocial.

Dërtacia:

Kjo kategori përfshin rebelët që nuk duan të ndjekin rregullat e shoqërisë. Praktika e zvarritjes mund të çojë në një çrregullim pasiv-agresiv të personalitetit, që shpesh përfshin depresion kronik.

Impulsiviteti:

Një person që nuk po përpiqet të kontrollojë zemërimin e tij, ka rreziqe të mëdha për zhvillimin e një çrregullimi personal. Një nga simptomat tipike të një sëmundjeje të tillë mund të jetë një ndryshim i mprehtë dhe jo i motivuar i mendimit. Le ta shpjegojmë kështu , sot mendoni se vezët e skuqura ndikojnë keq në stomak dhe ju i urreni ato, por pas kësaj filloni dhe skuqni një vezë për darkë. E çuditëshme apo jo?!

Qortimi i vetes:

Njerëzit të prirur për të vetë-qortuar mund të quhen me lehtësi si dikush që nuk pranon realitetin, sepse ata kanë tendencë për të fshehur gabimet e tyre. Kjo sindrom në psikologji quhet një çrregullim i shmangjes së personalitetit. Sulmet e panikut, depresioni dhe çrregullimet e gjumit mund të shfaqen në këtë rast.

 

Zjarr Tv Ad