“Mos më bëj mua si papagall, o shoku polic”- Xhelal Mziu përplaset me Pjerin Ndreun në komisionin për Territorialen: Je dru fare, ku merr vesh nga shifrat ti

0
1718
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu është përplasur me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu në mbledhjen e sotme të Komisionit për Reformën Territoriale. Gjatë diskutimeve, Mziu iu drejtua Ndreut duke thënë se ai nuk merr vesh nga shifrat ndërsa përdori edhe termin “papagall” në drejtim të tij.

“Mos më bëj mua si papagall. Më lër të flas. O shoku Pjerin. O shoku polic. Ku merr vesh ng a shifrat ti. Ti je dru fare nga kjo pjesë. Reforma territoriale nxori në pah edhe probleme që vijnë për shkak të asaj që kërkohet.

Do të kërkoja mendimin e atyre që realisht kanë informacion për funksionimin e pushtetit vendor. A nuk do ishte normale që delegimi i kompetencave të jetë për të bërë listëpagesat. A nuk mundet që pushteti vendor të funksiononte si Kosova apo vendet e tjera të rajonit. Që një bashki të kishte kompetencën e arsimit parauniversitar deri te vendosja e drejtorëve.

A nuk do ishte normale se është e vetmja derë ku përplasen qytetarët në aspektin e shëndetësisë. Në Kosovë edhe qendrat shëndetësore janë kompetencë e bashkisë. Një bashki të kishte kompetencë edhe qarkullimin rrugor”, tha Ndreu.

Zjarr Tv Ad