Mos politizoni!

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrim nga Lutfi Dervishi

Ndodh një ngjarje e bujshme kriminale, përgjigja e parë: mos e përdorni politikisht! Zbulohet një aferë korruptive, skandalet pasojnë njëra-tjetrën: reagimi i parë: mos e politizojmë? – Emigrimi në rritje. Vendi zbrazet. Përgjigja e parë: mos e përdorni politikisht. – Çmimet e inflacioni në rritje: mos i përdorni politikisht. – Rrogat e pensionet në gropë: përgjigja: mos politizoni. – Zjarret bëjnë kërdinë: reagimi i shpejtë: mos i përdorni politikisht. – Bie tërmet: reagimi parë: mos politozoni fatkeqësinë. – Pandemia: mos bëni politikë me pandeminë. – Bie shteti digjital: reagimi i shpejtë: mos e përdorni politikisht.
Investitorët strategjikë dalin amerikanë nga Kuçova e zvicerianë nga Peqini: përgjigja shterruese: mos politizoni biznesin.

– Në ngarkesat me kokaine, kapet edhe ndonjë arkë me banane: përgjigja: Mos e përdorni politikisht. Atëherë: Pse duhet POLITIKA? Nëse i referohemi kuptimi të vjetër të fjalës greke: politikë do të thotë “çështje të qytetit/vendit”. Pra më shqip thirrja mos politizoni është: mos u merremi me çështjet e vendit?! Kjo e ka edhe një të mirë të madhe: nuk kemi më nevojë për politikanë.

Postimi i Dervishit në Facebook.

Zjarr Tv Ad