Mos u bëni qesharak, SHBA-në nuk e mund dot Rusia me Kinën, jo më Saliu!

0
204
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi dhe analisti, Kreshnik Spahiu, ka bërë një prognozë të betejës një vjeçare të ish-kryeministrit Sali Berisha për të thyer brenda në Shqipëri damkën “non grata”, që ka marrë nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Ai konstaton se në këtë situatë që duket e pakthyeshme, berishianët, siç i cilësoi ai mbështetësit e Sali Berishës, nuk duan të vijnë në pushtet. Sipas tij ata e kanë të qartë se luftën me SHBA-në nuk e ka fituar as Kina, as Rusia, as ish-Jugosllavia, as Gjermania e Hitlerit e jo më PD-ja e Sali Berishës.

“Tani të mos bëhemi qesharakë me gjithë këtë proces. Injorantë ka shumë, por unë nuk flas për njerëzit mediokër dhe njerëzit pa nivel. Unë këtu flas me njerëzit të cilët e kuptojnë politikën. Luftën me SHBA-në, nuk mund të vish në pushtet duke mundur Londrën, Uashingtonin, Brukselin dhe Berlinin”, u shpreh Spahiu në një intervistë për Euronews.

Zjarr Tv Ad