Moti keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftim të rëndësishëm

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton anulimin e të gjitha lundrimeve në linjat Sarandë Korfuz-Sarandë, si pasojë e motit të keq.

Në njoftim, Drejtoria e Përgjithshme Detare thekson se era e fortë veçanërisht pengon lundrimin në detin Jon, ndërsa bën me dije se moti mund të përmirësohet pas orës 18:00.

“Drejtoria e Pergjithshme Detare ju njofton se, si rezultat i kohës së keqe në detin Jon me erë të forte drejtimi Veri-Perëndim, linja e pasagjereve Sarandë-Korfuz-Sarandë nuk do të operojë ditën e sotme sipas planit.

Përmiresimi i motit në gjirin e Sarandës pritet të jetë mbas orës 18:00 të ditës së sotme.

Kapiteneria e Portit Sarandë ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen në kontroll te situates dhe sigurine e mjeteve në port.”-thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad