“Motrën se shponin as plumbat, jo të pinte helmin”- Flet vëllai i 41-vjeçares: E dinim që burri e dhunonte, por e falëm! Ai ka qenë rreth 15 vite në burg

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vëllai i 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila u vetëhelmua me fostoksinë, ka hedhur akuza se e motra u vra nga bashkëshorti i saj, Xhemal Loka.

Ai ka treguar se kishin dijeni për dhunën që 45-vjeçari ushtronte ndaj viktimës, por u shpreh se e kishin falur me mendimin se do të ndryshonte.

Vëllai i së ndjerës rrëfeu se kunati i tij, i cili është arrestuar nga policia nën akuzën se nxiti të shoqen të vetëvritej, ka qenë 15 vite burg dhe se ishte arratisur nga qelia.

“E kemi falur me mendimin se do të ndryshojë. Fëmijët janë marrë mbrojtje nga dajat e tyre. Ne dibranët ti gjuajmë gruas me shpullë nuk e quajmë gjë, është diçka mes çiftit. Por të më mbysë motrën në dru e të ma nxijë. Motrën time nuk e shponin plumbat, jo të hante helmin. I lutem shtetit të më zbardhë çështjen. E kemi ndihmuar shumë motrën, e kam rritur vetë. Jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe psikologjike.

Ai burrë ka bëre 15 vite burg dhe në rrjetet televizive nuk është e deklaron policia. Ka qenë në burg në Dibër, ka thyer burgun para rreth 20 vitesh dhe u iku”, tha ai për mediat.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e Janarit, ndërsa sipas policisë Xhemal Loka e kishte kërcënuar me vdekje të shoqen në sy të një prej fëmijëve.

Celularin e tij ku i kishte dërguar video dhe mesazhe kërcënuese gruas së tij, ai ia kishte dhënë të motrës për ta fshehur, por është sekuestruar nga blutë së bashku me telefonin e viktimës.

Zjarr Tv Ad