Muhamet Rrumbullaku pret delegacionin e Guardia di Finanza

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një delegacion të Guardia di Finanza nga Qendra Detare e Formia, Itali, që kryesohej nga Gjeneral Brigade Antonello Maggiore.

Gjatë këtij takimi, në një atmosferë tejet miqësore, u vlerësua bashkëpunimi, partneriteti, profesionalizmi dhe besimi reciprok, mbi të cilat është ndërtuar marrëdhënia e Policisë së Shtetit me kolegët e Guardia di Finanza, prej më shumë se dy dekadash.

Partneriteti me kolegët e GDF-së është konkretizuar me gatishmërinë absolute të të dyja palëve, për të kontribuar në kontrolle të përbashkëta, në patrullime, monitorime, shkëmbime eksperiencash dhe asistencë me pajisje policore bashkëkohore.

Ky bashkëpunim konstant është finalizuar me qindra operacione të përbashkëta kundër kultivimit të bimëve narkotike, trafiqeve të paligjshme, kontrabandës së naftës dhe kundër krimeve të tjera kufitare.

Të dyja palët shprehën gatishmëri dhe angazhim të plotë për të forcuar më shumë urat e bashkëpunimit, të cilat si rezultat i profesionalizmit dhe besimit reciprok, kanë gjeneruar rezultate shumë pozitive në luftën kundër paligjshmërive dhe në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Zjarr Tv Ad