Murrizi çon në Kushtetuese ndryshimet e Kodit Penal

0
267
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi parlamentar demokrat depoziton në Gjykatën Kushtetuese  kallzim ndaj ndryshimeve në Kodin Penal. Vetë kreu I këtij grupi ishte sot në Gjykatë për të dorëzuar dosjem

Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat Muslim Murrizi çon në Gjykatë Kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal të ardhura në seancën e 16 prillit.

“Procedura e miratimit të ndryshimit të Kodeve të Procedurës Penale është një procedurë flagrante në shkelje të rregullores së kuvendit dhe të ligjeve e Kushtetutës. U habita si e dekretoi “mbrojtjësi i Kushtetutës”, nuk po i them gardiani  atë lloj ndryshimi kur nenet u ndryshuan pasi kishte mbaruar votimi dhe ishte votuar ligji në tërësi. Murrizi tha se do i vërë në dispozicion Gjykatës Kushtetuese të gjitha dokumentet. Tjetër variant Kodi votuan deputetët dhe tjetër u shpall. Kam vënë në dispozicion dhe kasetën filmike me pamjet sa deputetë kanë qenë në sallë dhe procedurën.  Me këtë rast shqiptarët do të provojnë virgjërinë e Gjykatës Kushtetuese sa e paprekur është nga lakejtë e çakejtë e politikës.”

Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan në seancën e 16 prillit.

Zjarr Tv Ad