Murrizi: Pasi fitoi PS dolën aksion policët që fshihen nëpër ferra/ Propozoj që gjobat e marra gjatë pandemisë të falen…

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Myslym Murrizi, në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ka mbajtur fjalën e tij, lidhur me ndryshimet në kodin rrugor.

Murrizi tha se gjatë datave të caktuara deri në ditën e Zgjedhjeve, nuk kishte pasur kontrolle në rrugë nga policia dhe as gjoba. Ndërsa ky aksion policor sipas tij, filloi vetëm pasi u shpall fitorja e PS. Më tej, ai bëri propozimin që gjobat e vendosura gjatë pandemisë, si dhe lejet e drejtimit që ishin sekuestruar të ktheheshin.

“Nga data 10 Prill deri në ditën e Zgjedhjeve, asnjë polic në rrugë, pastaj pas 3 a 4 ditëve kur filloi të dilte në pah, rezultati i fitores, aksion i madh i policisë, që fshiheshin nëpër ferra.

Ftoj gjithë mazhorancën që të marrë një nismë, për faljen e të gjitha gjobave të vëna gjatë pandemisë, si edhe të kthejnë patentat për njerëzit të cilët për shkaqe shëndetësore, mund të kenë shkelur kufizimin e orarit duke mos marrë leje.

Shpreh votën time pro ndryshimeve të këtij kodi rrugor dhe pres nga mazhoranca që të miratojë një amendament, për faljen e të gjitha shkeljeve rrugore të bëra gjatë kësaj kohe të pandemisë”- u shpreh Murrizi.

Zjarr Tv Ad