Mustafa Nano: Saimir Tahiri mund t’i ketë merituar prangat, por vendimi erdhi për një arsye tjetër

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mustafa Nano ka deklaruar se dënimi i ish-ministrit Saimir Tahiri është bërë në kushtet e presionit politik dhe mediatik që është ushtruar ndaj kësaj çështje. Sipas tij gjyqtarët e kanë “rënduar dorën” pasi janë gjendur nën presionin e kapjes së “peshkut të madh”.

Intervista e plotë:

Zoti Nano mazhoranca u investua gjatë në një konflikt politik por edhe juridik me presidentin. Çfarë vlere ka ky debat për opinionin publik?

Ka përmasën e vet politike. Kemi mazhorancën që do të shkarkojë presidentin dhe unë jam i prirur të besojë se nëse presidenti do ishte në binarët e tij prapë mazhoranca do bënte çmos të gjente defekte. Për masën politike parlamenti e mori vendimin dhe tani kalojë në GJK dhe duhet të presim vendimin. Sido që të jetë do jetë një vendim i marrë nga GJK dhe4 duhet të kursejmë komentet.

Taulant Balla tha sot se i gjithë proces ka qenë shumë i mirë për cilësinë e demokracisë në Shqipëri. Ju si mendoni çfarë ka parasysh zoti Balla kur flet për diçka të tillë.

Ai thotë një gjë të saktë mbi një motivim të gabuar. Sepse i thonë gjërat për interesin e tyre dhe nuk kemi pse të impresionohemi nga Balla.

Në burg është një ish-ministër, ndoshta më i rëndësishmi i mandatit të parë të kësaj mazhorance. Zoti Rama në komentin që bëri la të kuptohet se prangosja e Tahirit është sukses i reformës në drejtësi të udhëhequr prej tij. Është kjo meritë që duhet t’ia njohim kryeministrit?

Kam qenë kritik ndaj ministrit Tahiri, por procesi penal ndaj tij është bërë nën presion si për ata që e kanë gjykuar. Ka qenë presion politik e mediatik. Di që ka pasur presion dhe jam i prirur të besoj se gjyqtarët e kanë rënduar dorën sepse të gjithë po presin “peshkun e madh”. Sepse dhe arrestimi i tij është një veprim spektakolar. Kam përshtypjen se Tahiri mund ti ketë merituar prangat, por dënimi i tij ka qenë më shumë për shkak të presionit.

Zjarr Tv Ad