Myslim Murrizi tallet me Kuvendet e PD-së: Si kthim buke mes krushqive! Të dy të shtunën si dasmat e vajzave, si nuk bën një të dielën mor aman

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat Myzlim Murrizi ka ironizuar 2 Kuvendet e Partisë Demokratike të mbledhur në harkun kohor të 7 ditëve, në 11 Dhjetor i Sali Berishës dhe sot Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha.

Ai shprehet në një postim në rrjetet sociale se dy Kuvendet e PD-së janë si kthim buke mes krushqive, por të dy bëhen të shtunën si dasmat e vajzave në kohën e komunizmit. Sipas tij, të dy slloganet janë njësoj, të kopjuara nga enverizmi i djeshëm, teksa shton se sot në Pallatin e Kongreseve dëgjoi të njëjtën gjë si “Rilindja”, që thoshte “si do jetë PS sot, do jetë Shqipëria nesër”.

Postimi i plotë:

Dy “ kuvende” te PD si kthim buke mes krushqive.

Te dy mbahen dite shtune, si dasmat e vajzave ne kohen e komunizmit.

Dy slloganet e soteme njelloj si slloganet e rilindjes te kopjuara nga enverizmi i djeshem

Si do te jete PD sot, do te jete Shqiperia neser

Rilindja ka bere agjensi Shteterore per bashkeqeverisjen, sot pashe qe PD po krijon Aleancen Qytetare

Nje pyetje te drejperdrejt per Bashen

Sa ish spiune sigurimi , ish komunist dhe ish zyrtare te komunizmit ka ne 500 antare te keshillit kombetare te PD????

Sa nga kjo kategori e peshtire jane ne kryesine e PD??

Sa jane drejtues te degeve te PD dhe antare te kryesive te degeve te PD???

Sa ish hajdut administrate, ish ministra, zv ministra, drejtor te pergjithshem, drejtore drejtorie e drejtore rajonal ka ne 500 antare te keshillit kombetare??

Zjarr Tv Ad