“Lul Brava vë 3 delegatë për karrige”, Noka ironizon Kuvendin e Bashës: Kjo është për barcaletë!

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka e ka cilësuar si historike pjesëmarrjen e lartë të anëtarëve të PD, të cilët iu drejtuan sot kutive të votimit për shkarkimin e kreut të PD-së Lulzim Basha.

Para gazetarëve ai përmendi faktin se Basha kishte mbledhur 5004 delegatë në Pallatin e Kongreseve, ndërkohë sipas tij salla ka një kapacitet prej 1800 vendesh.

“Ju jeni dëshmitarë të një procesi më të pastër se kurrë se mund të ketë drejtuar një forcë politke. Ju deshmitartë të një pjesëmarrje më të lartë sec kurrë. Në një sallë ku ishin 1800 karrige Lul Brava kishte vendosur 5004 delegatë. Pra i bie 3 delegatë për karrige, kjo është barcaletë.

Shifrat ua ka dhënë dhe do ua japë Komisioni.Pavarësisht bravave, Lul Brava nuk mund t’ua mbyllë rrugën demokratëve në asnjë moment. Ai mund të mbylle vetë sic është mbyllur në bunker. Takimi i tij sic e patë ju ishte takim punonjësish call-centerash. Kishte pak demokratë por edhe ish kryetarë bashkish socialiste.Unë besoj se shumë më tepër se ç’janë drejtuar demokratët drejt kutive të votimit më 25 prill, janë drejtuar sot”, u shpreh Noka.

Zjarr Tv Ad