Nafta e Shpiragut/ Rama tregon cilët do jenë përfituesit

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se impakti i gjithë kësaj zone të re të pashfrytëzuar të potencialit tonë ekonomik do të jetë i jashtëzakonshëm në të gjitha rastet duke iu referuar kërkimeve për naftë në Shpirag, por edhe në fushën e Dumresë. Rama theksoi se është një burim i ri masiv investimi dhe financimi në organizmin e ekonomisë shqiptare.

Sipas tij, përfitimi ekonomik e financiar nga kjo pasuri, do impaktojë pensionet, bilancin e pagesave në Shqipëri; do impaktojë sistemin e arsimit, sistemin e shëndetësisë dhe mirëqenien e fëmijëve tanë.

“Ajo që është e rëndësishme sot të thuhet, se ndërkohë ne kemi filluar prej një viti punën për konceptimin për ngritjen e fondit sovran të Republikës së Shqipërisë. Vendet që gëzojnë pasuri të tilla natyrore kanë fondet e tyre sovrane që janë fonde që administrojnë këto pasuri. Qëllimi është balancimi i shfrytëzimit aktual të të ardhurave nga rezerva dhe vënia në dispozicion e një pjese të të ardhurave për të ardhmen. Ne jemi në një proces pune konkrete të konsultuar me fondin sovran të Norvegjisë. Fondi sovran do të ketë një profil i cili do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe për balancimin e gjithë barrës së tmerrshme të trashëguar nga e shkuara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan e punuan në këtë vend dhe nuk patën pjesën e tyre në të, por qoftë e atyre që lindin sot dhe nuk patën pjesën e tyre. Fondi sovran një pjesë të të ardhurave i vendos për t’i shumëfishuar në tregun ndërkombëtar”.

“Kemi angazhuar gjitha kontaktet tona dhe me fondet e tjera të Arabisë Saudite, të Azerbajxhanit, të Emirateve. Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm, i shumë pritur, por nuk është gjithçka, sepse në Shqipëri ka filluar eksplorimi i fushës së Dumresë, ku një tjetër kolos global, kompania italiane Eni është në punë. Dhe aty kemi të dhëna shumë optimiste, por puna është në një stad pak më fillestar, sepse kompania hyri në punë para pandemisë, por pandemia solli një bllokim të gjatë të gjithë procesit. Besoj shumë që impakti i gjithë kësaj zone të re të pashfrytëzuar të potencialit tonë ekonomik do të jetë i jashtëzakonshëm në të gjitha rastet. Ne sot kemi në dispozicion skenarë të ndryshëm. Është një burim i ri masiv investimi dhe financimi në organizmin e ekonomisë shqiptare”, deklaroi Rama .

Zjarr Tv Ad