NASA publikon imazhin e parë të teleskopit James Webb

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa ditë përpara 12 korrikut 2022, kur teleskopi hapësinor James Webb do të na tregojë më shumë imazhe të universit të largët, ekzoplaneteve dhe galaktikave, NASA tani po na tregon një imazh të universit të kapur nga teleskopi në muajin maj të këtij viti.

Ky imazh është kapur duke përdorur sensorin Fine Guidance Sensor (FGS)  të Webb nga agjencia kanadeze e hapësirës.

Sipas studiuesve telskopit ju deshën rreth 32 orë vëzhgime për të kapur këtë imazh, ai tregon yjet dhe galaktikat në një distancë mbresëlënëse. Në të njëjtën kohë ky imazh tregon edhe fuqinë e jashtëzakonshme të vetë teleskopit.

Gjthsesi kjo është vetëm një antipastë e asaj që pritet me padurim nga të apasionuarit pas shkencës në 12 korrik.

Zjarr Tv Ad