Boris Johnson dorëhiqet si kryetar partie

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Boris Johnson dorëzoi postin e kreut të partisë konservatore, sipas disa njoftimeve në media ai do të dorëhiqet edhe si kryeministër. Sot Johnson i drejtohet Britanisë së Madhe pas takimit me Mbretëreshën Elisabeth. Presioni ishte aq i madh, saqë duket se Boris Johnson ka mbërritur në fund të karrierës politike. Të enjten ai dorëhiqet si kreu i partisë konservatore, Tory. Këtë e bënë të ditur BBC dhe disa media të tjera. Sipas disa njoftimeve në media ai do të dorëhiqet edhe si kryeministër. Me këtë Johnson i hapi rrugën emërimit të një kreu të ri të partisë. Së fundmi ishin 50 anëtarë të qeverisë që i kthyen shpinën Boris Johnsonit, shumë me arsyetimin, se duan të shmangin dëmin nga partia konservatore.

Zyra e kryeministrit bëri të ditur ndërkohë një deklaratë të shpejtë të kryeministrit, në të cilën ai do t’i drejtohet kombit, pas takimit me Mbretëreshën Elisabeth. Pak më parë edhe i sapoemëruari si ministër i ri Financash, Nadhim Zahawi iu drejtua Johnsonit dhe kërkoi që të japë dorëheqjen. Të mërkurën Boris Johnson, megjithë valën e dorëheqjeve nga kabineti e tij kishte deklaruar, se do të qëndrojë në post. “Kryeministri është në një atmosferë optimiste dhe do të luftojë më tej”, ishte shprehur asistenti i tij parlamentar, James Duddrige për Sky News. Johnson në zgjedhjet e fundit parlamentare mori mandatin nga 14 milionë votues dhe ka shumë për të bërë për këtë vend, sipas Duddrige.

Kriza më e fundit qeveritare u shkaktua pas aferës së kolegut të partisë konservatore, Chris Pincher, që u akuzua për ngacmime seksuale. Më parë ishte bërë e ditur, se Johnson kishte pasur dijeni për fajësimet kundër Pincher, para se ta vendoste në një post të rëndësishëm të grupit parlamentar. Më parë zëdhënësi i Johnsonit e kishte mohuar disa herë këtë dijeni.

Zjarr Tv Ad