Belinda Balluku: Jemi në pushtet për të bërë realitet të gjithë ëndrrat tuaja

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha në foltoren e Kuvendit, se qeveria e Edi Ramës është në pushtet për të bërë realitet çdo ëndërr.

“Ne jemi këtu për të bërë realitet ëndrrat tuaja. Për të gjithë ëndrrat tuaja në sirtar, ne hapim sirtarin dhe i bëjmë realitet,” tha Balluku.

“Unë kohët e fundit jetën politike e zhvilloj në qarkun e Dibrës, dhe ajo që shoh dhe marr nga njerëzit, janë se këto punë të bëra në Rrugën e Arbrit ka ndryshuar jetën e qytetarëve. Të vish në foltore dhe të thuash se rrugët kanë mbetur rrugëve nga ata që i lanë rrugëve, ky është një abuzim shumë i madh,” tha ajo

Ajo po i përgjigjej në interpelancë deputetit Xhelal Mziu, i cili ishte shprehur se Rruga e Arbrit ka mbetur një ëndërr.

“Kjo rrugë sot e kësaj dite mbetet ëndërr për dibranët, bulqizakët se as gjysma e asaj rruge s’ka mbaruar dhe s’po flasim për efektin financiar që është i jashtëzakonshëm krahasuar me atë që do merret nëse ajo rrugë do mbarojë ndonjëherë”, tha Mziu.

Zjarr Tv Ad