‘Rruga e Arbrit mbetet ëndërr’- Deputeti i PD kërkon shpjegime nga qeveria për vonesat: Rama bëri dhe shpikje me PPP-të korruptive, efekti financiar i jashtëzakonshëm

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Xhelal Mziu ka kërkuar interepelancë këtë të enjte me ministren e Infrastrukturës për të kërkuar informacione dhe shpjegime mbi ecurinë e punimeve për Rrugën e Arbrit. Mziu akuzoi qeverinë se e ka “lënë rrugëve” këtë projekt dhe se kryeministri nuk i është përmbajtur zotimit që ka bërë që në vitin 2013. Mziu tha se kostoja e kësaj rruge ka “efekt financiar që është i jashtëzakonshëm krahasuar me atë që do merret nëse ajo rrugë do mbarojë ndonjëherë”.

Xhelal Mziu ne Kuvend:

”Për Rrugën e Arbrit, u detyruam të kërkojmë interpelancë për shkak të qytetarëve të Dibrës. Në 2013, Rama tha që është lënë rrugëve dhe e premtoi se do ishte puna e parë që do bënte, pra krahas 300 mijë vendeve të punës e asnjë vend pune nuk krijoi, krahas deklaratës së famshme për të pasur ujë në cdo parcelë e asgjë s’ka bërë deri më sot, tha që ujë do kishte 24 orë, por sot qyteti ka vetëm 30 minuta ujë, deklaroi dhe Rrugën e Arbrit por që nga ajo ditë e sot 19 herë ka pasur deklarata ose të kryeministrit ose ministrave ose për fillimin ose mbarimin e punimeve dhe në fakt rruga ka mbetur rrugëve si thoshte kryeministri i sotëm në atë periudhë.

Kostoja e saj ishte 70 milionë euro me ardhjen e Rilindjes jo vetëm që nuk nisi në mandatin e parë por u deshën vite për ta filluar dhe u bë një shpikje për këtë rrugë do bëheshin 1 miliardë lekë investime që do bëheshin përmes skemës së famshme PPP. Rruga e parë do ishte rruga e Arbrit ishte absurditet hapi i parë i kësaj qeverie në shpikjen e PPP që s’ka shqiptar që nuk e di që është korruptive. Kjo rrugë sot e kësaj dite mbetet ëndërr për dibranët, bulqizakët se as gjysma e asaj rruge s’ka mbaruar dhe s’po flasim për efektin financiar që është i jashtëzakonshëm krahasuar me atë që do merret nëse ajo rrugë do mbarojë ndonjëherë”.

Zjarr Tv Ad