NASA sjell detaje të reja rreth “Binjakes” së tokës

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në prill të 2014-ës Teleskopi Hapësinor Kepler i NASA-s zbuloi një planet të ngjashëm me Tokën qërrotullohet rreth një yll të afërt brenda zonës “Goldilocks” (quhet zona rreth një ylli brenda së cilës objektet me masë planetare dhe me presion të mjaftueshëm atmosferik mund të mbajnë ujë të lëngshëm në sipërfaqet e tyre) të galaktikës sonë. Kepler-186f është rreth 500 vite dritë largë nga Toka dhe gjendet në konstelacionin Cygnus.

Studiuesit thonë se në galaktikën tonë “Rruga e Qumështit” qarkullojnë të paktën rreth 40 miliardë planetë me madhësinë e Tokës. Megjithatë ky zbulim specifik etiketohet si planeti i parë me madhësinë e Tokës që do të zbulohet në zonën e banueshme të një ylli tjetër.

Përveç këtij planeti, ka edhe 4 planetë të tjerë që rrethojnë një yll të afërt brenda sistemit Kepler-186f. Kjo do të thotë se nëse ylli fqinj i këtij planeti është njësoj si Dielli ynë, atëherë gjasat e jetës në të rriten në mënyrë eksponenciale.

“Ne njohim vetëm një planet ku është zhvilluar jeta, Tokën. Kur ne kërkojmë për jetë jashtë sistemit tonë diellor, ne përqëndrohemi në zbulimin e planetëve me karakteristika që janë të ngjashme me ato të Tokës,” tha Elisa Quintana, shkencëtare në Institutin SETI në Qendrën Kërkimore Ames të NASA-s në Moffett Field, Kaliforni, dhe autore kryesore e punimit të botuar në revistën Science. “Zbulimi i një planeti në zonën e banueshme të ngjashme me madhësinë e Tokës është një zbulim i madh.”

Ylli fqinj me Kepler-186f ka gjysmën e masës dhe madhësisë së Diellit të sistemit tonë diellor dhe merr vetëm një të tretën e energjisë që marrim nga Dielli ynë. Kepler-186f rrotullohet rreth yllit të tij një herë në 130 ditë.

Zjarr Tv Ad