Ndahet nga jeta Cesar Pelli ideuesi i Petronas Towers

0
2

Arkitekti argjentinas me famë botërore, Cesar Pelli, i njohur sidomos si ”babai” i Petronas Towers në Kuala Lumpur dhe i World Financial Center në Nju Jork, vdiq në SHBA në moshën 92-vjeçare, njoftoi gazeta argjentinase ”La Nacion”.

Pas diplomimit, në vitin 1952 Pelli shkoi në SHBA, ku kishte fituar një bursë në Universitetin e Ilinoisit. Në 1977 formoi kompaninë ”Cesar Pelli and Associates”, që sot njihet me emrin ”Pelli Clarke Pelli Architects”.

Vepra e tij më e famshme është Petronas Towers në Kuala Lumpur në Malajzi, të larta 452 metra.

Në vitin 2012 në Itali u inaugurua Torre Unicredit, e lartë 152 metra, më e larta në vendin apenin.