Ndalimi i fishekzjarreve, Lleshaj dhe Berisha replika në rrjete sociale

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore”. Është kjo kundërpërgjigjia e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ndaj deklaratës së ish-kryeministrit Berisha, i cili e konsideron një akt të pashembullt ndalimin e fishekzjarreve që nuk ndodh ën asnjë vend të botës.

Në një postim në rrjete sociale Lleshaj shkruan se: “Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë”.

Më herët ish kryeministri Berisha postoi në facebook se arsyeja e vërtetë e ndalimit të fishekzjarreve nuk është për shkak të plagosjes me kapsollë të efektives Ina Nuka.

“E vërteta është se ato u ndaluan në Shqipëri jo për shkak të plagosjes në dy gishtërinjtë e njërës dorë të oficeres së policisë, sepse çdo vit në urgjencat e spitaleve janë mjekuar qytetarë të plagosur nga përdorimi i pakujdesshëm i fishekzjarreve, por ato ndalohen vetëm e vetëm nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë me fishekzjarre Edvin Kistaq Frikacakun dhe ky është një akt i turpshëm amoral, me te cilin ai për të qetësuar tmerret e tij të brendshme shpirtërore u prish festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri fëmijëve dhe familjeve shqiptare”– u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad