Ndalimi i publikimit të “emaile-ve” të hakuara në media nga Prokuroria, reagon PD: Nuk mund t’ja mbyllni as sytë, as veshët dhe as gojën! Ja çfarë duhet të bëni

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë për ndalimin e publikimit në media të informacioneve sekrete që kanë rrjedhur nga hakerat.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu thotë se Prokuroria dhe institucionet e tjera në vend duhet të mbrojnë të dhënat, të sqarojnë se pse arrihet kaq lehtë hakërimi i tyre, të identifojnë përgjegjësit si dhe të kërkojnë dënimin e tyre.

Shehu thekson se medias nuk mund t’i mbyllen as sytë dhe as veshët, e aq më pak goja.

Postimi i plotë:

Kesaj i thone “kur nuk ke cfare t’i besh gomarit i bije samarit”!

Policia, prokuroria dhe institucionet e tjera ne vend qe te kercenoje mediat, duhet:

— Te mbrojne te dhenat sensitive nga hakerimi, gje per te cilen jane shpenzuar miliona e miliona E.

—Te sqaroje pse arrihet kaq lehte te zbulohen te dhenat sensitive ne Shqiperi, gje qe po perseritet prej kohesh.

—Te kerkojne denimin e atyre qe jane pergjegjes ne Shqiperi per ndertimin e nje sistemi te tille kaq vulnerabel te mbrojtjes se atyre te dhenave.

—Te identifikojne kush e ka realizuar hakerimin, te kerkojne qofte dhe denimin e tyre formal, etj.

Keto jane detyrat e policise, prokurorise e te shume institucioneve te tjera.

Nuk eshte kercenimi e denimi i medias, qe i ka marre keto te dhena nga burime te publikuara me pare, as detyra dhe as e drejta e policise e tyre ne nje vend demokratik.

Perkundrazi, media ne kete rast sherben si “nje kembane” e forte alarmi e sensibilizimi te opinionit per sa po ndodh dhe rreziqet qe paraqet kjo per stabilitetin e vendit.

Medias nuk mund t’i “mbyllen” as syte e as veshet.

Aq me pak nuk mund t’i “mbyllet” goja!

Kjo eshte demokracia.

Eshte e pa lejueshme te perdoren akte kriminale te realizuara nga te tjere ne nje terren te brishte sigurie ne vend, per te cenuar parimet e demokracise.

Per te cunguar lirite e medias.

Zjarr Tv Ad