Ndërron jetë gazetari i sportit, Bedri Alimehmeti

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur shqiptar, mjeshtri i madh Bedri Alimehmeti. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme në moshën 78-vjeçare

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, gazetarja Alba Kepi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka dhënë dhe informacione në lidhje me homazhet.

“Do doja që kjo ditë mos të vinte kurrë, u luta, shpresova shumë. Me dhimbje ju informoj se babai ynë i shtrenjtë, Bedri Alimehmeti ndërroi jetë këtë mëngjes.
Miq e të njohur që dëshërojnë t’i japin lamtumirën e fundit, e t’i bashkohen dhimbjes sonë, pritja nis sot më ora 10.30 pranë Funeral Home Herry, përballë shkollës Harry Fultz.”, shkruan ajo.

Alimehmeti lindi në vitin 1945 në Tiranë. Ai ka botuar ndër të tjera tregimet si “Tirana e përgjakur”, poemë dhimbjeje për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë 28 tetor 1944–16 nëntor 1944» (Tiranë, 2001); “Skënder Halili: vezullimi i një ylli” (Tiranë, 2008), “Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar” (Tiranë, 2010).

Zjarr Tv Ad