Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama ka bere te ditur se ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, të ëmën Aneta Rama.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë kryeministri, përmes një mesazhi rrëqethës në ‘Facebook’, ku shkruan se ajo ishte drita dhe guri këndor i shtëpisë.
‘Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mama’, shkruan Rama.
Aneta Rama ka humbur jeten ne moshen 82 vjeçe.