Ndërron jetë te Trauma gruaja nga Korça, burri e masakroi me thikë “se i harxhonte lekët”

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marjola Myrtollari, bashkëshortja 38 vjeçare që u qëllua barbarisht me thikë një muaj më parë nga burri i saj, ka ndërruar jetë në Tiranë. Ajo u dërgua nga Korça në gjendje të rëndë menjëherë pas ngjarjes dhe mëngjesin e kësaj të shtune mësohet se ka ndërruar jetë.

Çifti kishte tre fëmijë dhe vetëm muajin e fundit ishin zhvendosur në Korçë, ku jetonin me qira në lagjen nr.10 të qytetit. Ata kishin jetuar më parë në Tiranë.

Banorët e lagjes janë shprehur për mediat se nuk i njihnin, as Aleko Myrtollarin dhe as të plagosurën, gruan e tij Marjola Myrtollari, pasi ata ishin të rinj në zonë. Megjithatë, ata kanë thënë se autori konsumonte shpesh alkool dhe qëndronte i dehur.

Para se të masakronte me thikë gruan e tij, 46 vjeçari ka larguar tre fëmijët nga shtëpia. Në debat e sipër, ai e ka qëlluar Marjola Myrtollarin disa herë me thikë dhe është larguar për t’u kapur disa orë më vonë. 38 vjeçarja ishte në gjendje të rëndë për jetën nga plagët e shumta dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Zjarr Tv Ad