Ndeshje për tu harruar, Tirana e nis keq aventurën europiane

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kampionët e Shqipërisë kanë luajtur mbrëmjen e djeshme takimin e parë të vlefshëm për raundin e parë kualifikues të Uefa Champions League.

Kryeqytetasil luajtën një ndeshje pa shumë histori në Luksenburg përballë vendasve të Dudelange. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura dhe me fare pak raste të rrezikshme. Në minutën e 54-ët një faull i Kirch solli ndëshkimin e tij me kartonin e dytë të verdhe duke i lënë vendasit me 10 lojtar.

Gjërat u dukën se do të ishin në favor të sukadrës së Shehit por  bardheblutë nuk e shfrytëzuan avantazhin numeric dhe në të 68 ishte radha e Limaj që të linte fushën e lojës pas një kartoni të kuq. Ky karton solli një corjetnim të skuadrës së  Tiranës e cila vetëm tre minuta më vonë pësoi golin e vetëm të takimit.

Hassan shfrytëzoi një top të dërguar në zonë dhe mposhti Bekaj duke i dhënë avantazhin Dundelange me rezultatin që do të mbetej i pa ndryshuar edhe pse Xhixha, Seferi e Ismailgeci provuan deri në fund.

Edhe pse pas këtij rezultati situate vështirësohet ndjeshëm,Tirana do të ketë mundësin e saj në ndeshjen e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në “Air Albania.”

Zjarr Tv Ad