Ndreu sfidë Berishës: I pastër në 5 breza, lë politikën nëse gjen gjë

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita nuk ishte as sot në Kuvend, por Pjerin Ndreu e shfrytëzoi foltoren e Kuvendit për t’iu drejtuar përmes mediave ish-kryeministrit Berisha.

Ndreu tha se Berisha ka ndërmarrë një agresion të pashembullt ndaj tij dhe familjes së tij.

Deputeti socialist nuk preferoi t’i përgjigjet me akuza Berishës dhe pse i nënkuptoi, por e sfidoi atë ti gjej një familjar të tij deri në 5 breza të implikuar në trafiqe dhe ai largohet nga politika.

“Desha të prek pak një agresion të pashembullt që Berisha me gjithë suitën e tij kanë ndërmarrë ndaj meje personalisht dhe familjes sime. Nuk do të bëj komente për të treguar se kush është ai dhe kush jam unë, sepse ai dihet kush është, shqiptarët e dinë. Unë publikisht i them Saliut bashkë me suitën e tij, ja rikonfirmojmë edhe njëherë se deri në 5 breza as nga nëna dhe as nga babai nuk kam një kontigjent, një të evidentuar, një të ndaluar dhe as të shoqëruar për trafiqe. Deri në 5 breza, i bëj sfidë publikisht të dalë dhe të mi gjejë. Nëse gjen një në pesë breza unë do të ik nga politika”,- tha Ndreu.

 

Zjarr Tv Ad