Ndryshime drastike në PS/ Jashtë liste edhe Pandeli Majko, përjashtohen nga gara edhe disa emra të njohur të Partisë Socialiste…

0
9297
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetë të njohur pritet të lihen jashtë garës elektorale.

Mësohet se deputeti Ditmir Bushati, nuk do të jetë pjesë e ekipit të Ramës për garën e 25 Prillit.

Të pasigurtë për një vend në listë, janë dhe deputetja Elona Gjebrea sëbashku me veteranët Mimi Kodheli dhe ish-kryeministrin Majko.

Ndërkohë që Fatmir Xhafaj mbetet ende në pikëpyetje, ku gjasat janë që me shumë mundësi ish-ministri do të jetë kandidatë i Partisë Socialiste, në njësinë nr.10 në Kryeqytet.

Jashtë listës së kandidatëve, pritet të jetë dhe ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili me shumë gjasa mund ta ketë përfunduar rrugëtimin politik, por Kryeministri Rama, është gjithmonë i paparashikueshëm dhe pritet dalja e listës për një konfirmim të tillë.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Dibrës Dionis Ymeraj, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli dhe prefekti i Tiranës Toni Gogu, pritet që në orët në vijim të japin dorëheqjen nga posti, për të garuar nën siglën e PS-së në zgjedhje.

Ndryshe nga sa ishte pritur disa javë më pare, pritet të kemi në listën e Tiranës Najada Çomon, Luljeta Bozon.

Në krye të listës së Durrësit, do të jetë Edi Rama i cili mund të pasohet nga Ministrja Milva Ekonomi, Klodian Spahiu dhe Lefter Koka.

 

Zjarr Tv Ad