Ndryshimet në Kodin Rrugor, rriten gjobat për shoferët

0
259

Policia rrugore dhe Ministria e Brendshme brenda kësaj jave pritet të dorëzojnë në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Rrugor. Pas përfundimit të afatit për konsultimin me ekspertët, pritet të rriten gjobat për përdorimin e celularit në makinë, për këmbësorët që nuk lëvizin në viza të bardha dhe dyfishim të gjobave për shoferët e rinj . 

Tirane- Ministria e Brendshme ka lënë afat fundin e muajit shkurt për konsultimin e ndryshimeve në Kodin Rrugor, dhe tashmë policia rrugore është duke u hartuar drafti i ri.

Eksperti rrugor, Islam Qibini shprehet se ndërhyrjet në kodin rrugor konsistojnë në rritjen e gjobave për përdorimin e celularit, për shoferët e rinj, dhe për këmbësorët që nuk respektojnë kalimin në vijat e bardha.

Qibini: Meqënëse në vitet e fundit vihet re tendenca ndaj drejtuesve të rinj të cilët drejtojnë automjetet.  Kryesisht në këto drejtues automjetesh që kanë një vjetërsi rreth 3 vjet do të ketë masa administrative dysish se sa drejtuesit e tjerë që kanë më shumë se 3 vjet në drejtimin e automjeteve.

Gjoba për përdorimin e celularit nga 1500 lekë që është aktualisht maksimumi pritet të bëhet deri në 30 mijë lekë.

Për këmbësorët që nuk respektojnë vizat e bardha gjoba pritet të shkojë nga 2 mijë lekë që është maksimumi aktualisht deri në 4 mijë lekë.

Qibini: Deri tani është një masë e lehtë ajo. Do të rritet dhe masa për këmbësorët të cilët kalojnë nga një krah i rrugës në krahun tjetër. Nuk zbatojnë semaforin, gjithashtu që nuk kalojnë në vijat e bardha.

Një tjetër propozim është kryer nga ministria dhe ekspertët rrugor për lëvizjen me motoçikletë, ku drejtuesi dhe shoferët duhet të pajisen me jelek fosforeshentë apo për shoferët e rinj, që kanë marrë patentën 3 vitet e fundit.

Qibini: Në draftin e ri që do të bëhet për sa i përket drejtuesve të automjeteve që përdorin motoçikleta, mendohet se drejtuesi sëbashku me pasagjerin që ka prapa të veshin një jelek fosforeshent.

Brenda kësaj jave pritet që policia rrugore dhe ministria e brendshme të bëjnë publike propozimet që do ti bëjnë kuvendit për të ndryshuar kodin rrugor.

Ndërhyrjet në kodin rrugor

Për përdorimin e celularit:

– Është nga 500 deri në 1500 lekë

Bëhet nga 20,000 deri 30.000 mijë lekë

– Dyfishohet gjoba për shoferët e rinj

 Gjoba për këmbësorët 

Është nga 500 deri në 2 mijë lekë

Bëhet nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë